Meqenëse shumë njerëz më thërrasin për problemet me udhëtimet në Mal të Zi, bëra hulumtime për t’u ofruar turistëve të interesuar informacione për një ardhje të mundshme në Ulqin dhe Mal të Zi.


Siç e dinë të gjithë në Mal të Zi, nuk është e mundur të kalosh kufirin pa një test që konfirmon se jeni negativ për virusin korona për turistët nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja, vendet tjera evropiane mund të hyjnë lirshëm dhe testi nuk kërkohet.

Çfarë mund të bëjnë qytetarët e Kosovës ose të Shqipërisë për të hyrë në Mal të Zi?

Meqenëse nuk mund të hyni në Mal të Zi pa një test qe jeni negative për korna virusin covid-19.

Dhe duke pasur parasysh që nuk është e mundur të bëhet një test per covid-19 në Kosovë me para, sepse institucionet shtetërore nuk bëjnë teste për ata që duan të udhëtojnë, por gjithashtu nuk lejojnë që testet të bëhen në laboratorë privatë, gjë që sigurisht do të ishte një ndihmë e madhe për qytetarët që kanë banesat, shtëpi ose të afërmit në Ulqin.

Kosova madje nuk ka aprovuar laboratorë privatë për të kryer ato teste që do të kryenin me lehtësi po themi testin ELISA, me të cilën mund të kalosh me lehtësi kufirin në Mal të Zi dhe i cili në Ulqin, për shembull, mund të bëhet në 2 orë për 20 euro. Turistët nga Bosnja gjithashtu kanë mundesi ta marrin këtë test ne Bosnje për 30 euro.

Ndërsa në Shqipëri, disa laboratorë privatë kërkojnë 150 euro për një test për covid-19.

Mënyra më e lirë për të bërë një test për covid 19 për të kaluar kufirin ne Mal te Zi.

Por këtu kam gjetur një zgjidhje më të lirë për ju, në Tiranë instituti shëndetësor shtetëror po bën teste per covid-19 për 40 euro problemi i vetëm këtu është se duhet të prisni 24 orë që rezultati i testit të lëshohet për ju.
Nëse gjeni një hotel ose apartamnet të lirë mund të kaloni një ditë në Tiranë, bëni një shëtitje për të njohur Tiranën dhe ditën tjetër merni testin që është e vlefshem për 48 orë për të kaluar kufirin në Mal të Zi.

Disa njerëz që u kthyen nga kufiri ne Sukobin me Ulqinin u kthyen në Tiranë sepse në Shkodër nuk mund të gjenin askund për të bërë një test të tillë që mund të jetë ideale por thjesht nuk e ben askush.

Kështu që e vetmja mënyrë është të bëjnë testet ne Tiran dhe atyre u është dashur të kalojnë një natë në një hotel ne Tiran për të bërë testin per covid-19, dhe ditën tjetër të kthehen përsëri në Ulqin.
Këtu është lidhja dhe numri i telefonit që të mund të kërkoni detaje.

Eshtë interesante që shteti gjithmonë ndalon dhe rrallë ka zgjidhjen e duhur për t’i lejuar qytetarët e saj të funksionojnë në një mënyrë të lehte dhe të thjeshtë!

Categories: Blog